Në ceremoninë e martesës me fustan të zi, cila është arsyeja?

0
161

“Ajo që nisi si një lojë argëtuese, shumë shpejt u kthye në një set fotosh magjik”, – thotë Christina, fotografja.

Candice dhe Bradley u njohën në shkollën e mesme, por e shijuan fejesën tre vjet pas  studimeve të larta. Nuk kishin planifikuar një datë zyrtare për martesën, kështu që kur Christina dhe agjencia e ceremonive martesore sugjeruan të shikonin mundësinë e një seti fotosh në pyll me dekor natyral, çiftit i pëlqeu shumë si ide.

Në një rrugicë të fshehtë në pyll, me një sfond të mrekullueshëm, u ndërtua altari me sfond të zi, të bardhë dhe gold. “Nusja dhe dhëndri ynë janë avant-garde, kështu që nuk ishte surprizë që Candice kishte veshur fustan të zi!” – thotë Christina. Martesa intime ishte dekoruar me mobilie antike druri, të cilat krijonin sfondin e dimrit të artë.

Fotot e setit janë të mrekullueshme, ndaj zgjedhja, sipas fotografes, nuk mund të ishte më e mirë: “Ky set do të jetë pjesë e historisë së dashurisë së tyre të vërtetë. Gjithçka tingëlloi e ëmbël dhe intime, ashtu siç ishte nisur.”//class/

Komento