Mospërputhja e personalitetit të partnerëve sipas yjeve

0
130

Tiparet e secilës prej shenjave të horoskopit, janë të rëndësishme në përputhshmërinë ose jo me partnerin.

Disa njerëz nuk ju kushtojnë rëndësi këtyre shenjave por ca të tjerë janë bërë thuajse të varur. Nëse partneri/ja juaj është i njërit prej kombinimeve të mëposhtme, më mirë mos e zgjasni shumë që në fillim…

Peshqit dhe Virgjëresha
Këto dy shenja nuk shkojnë me njëra-tjetrën sepse kanë një ndryshim thelbësor në personalitet. Përsa kohë peshqit janë të dashur dhe të respektueshëm, s’kanë si të shkojnë me një virgjëreshë ‘mashtruese’. Peshqit janë të ndjeshëm dhe ëndërrimtarë, virgjëresha është më pak e besueshme, duke bërë që peshqit të humbasin vetëbesimin. Nuk mund të ketë asnjëherë lidhje të fortë mes tyre!

Demi dhe Dashi
Dashi dëshiron të argëtohet më shumë në marrëdhënie, demi kërkon siguri. Dashi është i pavarur, i sjellshëm dhe pasionant ndërsa demi është kreativ dhe besnik.

Dashi dhe Gaforrja
Gaforret, në shumicën e rasteve, janë të turpshme. Ato kanë nevojë për dikë që i mbron dhe që ju dhuron dashuri, gjë që dashi nuk mund ta bëjë, shkruan Living. Këto dy shenja kanë pikëpamje të ndryshme për jetën, gjë që e bën problematike qëndrimin e tyre së bashku. k-8Shigjetari dhe Demi
Demi është i njohur për dashurinë për familjen aq shumë sa që sakrifikon gjithçka për të. Shigjetari e do familjen, por nga distanca. Demi dëshiron jetë serioz, shigjetari është gjithmonë në kërkim të aventurave. Këto dallime mund të ndikojnë që këto dy shenja të mos shkojnë së bashku.

Gaforrja dhe Luani
Luanët janë të njohur për aftësitë e tyre udhëheqëse, natyrën e flirtuese dhe vetëbesimin, gaforret janë ëndërrimtare dhe të tërhequra. Luanët nuk janë të turpshëm, janë të hapur, e kundërta ndodh me gaforret. Të dyja shenjat janë xheloze por luanit nuk I pëlqen ta marrin në pyetje prandaj edhe lidhja mund të bëhet problematike në një farë pike. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here