Mos pini ibuprofen nëse keni këto dhimbje, nuk jep asnjë efekt

0
360

Mund ta keni përdorur ibubrofenin për të lehtësuar dhimbjet e shpinës, por në fakt mund të mos ketë dhënë asnjë rezultat. Këtë e pohon edhe një studim i ri, shkencëtarët e të cilit kanë zbuluar se ai ka efekt vetëm tek 1 në 6 persona.

Marrja e këtij medikamenti në mënyrë të vazhdueshme rrit rrezikun e shfaqjes së ulcerës së stomakut. Këto rezultate kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për të kërkuar trajtim me ndonjë medikament tjetër qetësues për dhimbjet e shpinës veçanërisht, sepse ibubrofeni rezulton joefektiv.

Shkencëtarët e Institutit Global të Shëndetësisë në Australi nisën të vlerësonin efektet e ilaçeve të tjera për trajtimin e dhimbjeve të shpinës. Yoga mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbje të shpinës, sipas një raporti mjekësor të publikuar muajin e kaluar.ibuuHulumtuesit e Universitetit të Maryland zbuluan se yoga mund të përmirësonte në një masë të madhe dhimbjet. Ata shqyrtuan rreth 600 pacientë , ku ata të cilët kishin përdorur ilaçe të njëjta për lehtësimin e  dhimbjeve kishin shumë gjasa të vuanin nga ulcera e stomakut.
Autorja e studimit Prof. Manuela Ferreira tha se dhimbjet e shpinës prekin një masë të madhe njerëzish dhe për të përdoren kryesisht ilaçe të tilla anti-inflamatore. Por, sipas saj këto ilaçe sigurojnë vetëm një lehtësim të përkohshëm, shumë të kufizuar.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here