Mos e përdorni shafranin e Indisë nëse i përkisni një prej këtyre kategorive

0
228

Shafrani i Indisë është një erëz e cila përmban vlera të larta ushqyese që përdoret gjërësisht në kuzhinë dhe jo vetëm. Ai zakonisht nuk shkakton efekte anësore, por disa njerëz kanë raportuar se pas përdorimit të tij kanë pasur përzierje, diarre, marrje mendsh si dhe probleme me stomakun.

Përdorimi i shafranit të Indisë mbi dozën e rekomanduar mund të shkaktojë presionin e lartë të gjakut si dhe mund të ndryshojë ADN-në. Njerëzit të cilët nuk duhet të përdorin shafranin e Indisë i përkasin kategorive të mëposhtme:aid6670685-728px-Use-Saffron-Step-13

Gratë shtatzëna
Përdorimi i shafranit të Indisë në ushqime është shumë herë më i mirë se marrja e disa suplementeve gjatë shtatzënisë. Por, nëse nuk e konsumoni atë në mënyrën dhe masën e duhur mund të jetë shumë i pasigurtë sepse mund të nxisë ciklin. Nëse jeni duke u përpjekur të keni një fëmijë, konsumojeni atë siç duhet ose shmangeni plotësisht atë.

Pacientët me gurë në tëmth
Studimet e fundit kanë treguar se shafrani i Indisë mund të shkaktojë dhimbje të fshikëzës së tëmthit tek personat që vuajnë nga gurët në tëmth. Mos e kosnumoni atë nëse keni këtë problem, sepse mund ta përkeqësojë gjendjen tuaj.

aid6670685-728px-Use-Saffron-Step-8Njerëzit që kanë gurë në veshka
Konsumimi i tepërt i shafranit të Indisë mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ai përmban një sasi të madhe oxalatesh që kur bashkohen me kalciumin krijojnë oksalate kalciumi, që janë përgjegjëse në një masë 75 për qind të shfaqjes së gurëve në veshka. Nëse e konsumoni atë keni parasysh që doza ditore është më pak se 45 mg.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti
Njezërit që vuajnë nga diabeti duhet të kenë kujdes me përdorimin e shafranit të Indisë sepse ai ul nivelin e sheqerit në gjak nën kufijtë e duhur, duke shkaktuar kështu probleme shëndetësore.

Njerëzit që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale
Shafran i Indisë mund të shkaktojë mpiksjen e ngadaltë të gjakut, kështu që është i papërshtatshëm për ata që do t’i nështrohen një operacioni. Në mënyrë kategorike e kanë të ndaluar përdorimin e tij 2 javë para operacionit. //shije/

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here