Mos e çoni ndërmend ta largoni vetë lëkurën e djegur…

0
165

Mund të keni përdorur krem kundër diellit çdo ditë të vitit, mund të keni blerë produktin me faktorin mbrojtës më të lartë, e sërish ditën e parë të plazhit do të skuqeni! Qëndrimi i tejzgjatur në diell, të harruarit për të riaplikuar kremin mund të rezultojë në djegie të lehtë të lëkurës, por deri në atë gradë sa t’ju rripet lëkura.

Ndërkohë që mund të ndjeni dëshirën për të tërhequr lëkurën e vdekur, duhet të mësoni se dermatologët e ndalojnë rreptësisht këtë veprim. Çdo metodë për të përshpejtuar shërimin e lëkurës, mund të shoqërohet me efekte anësore, të cilat e zgjasin edhe më shumë këtë proces.

“Heqja e lëkurës së djegur mund të rrisë rrezikun për shenja, sepse lëkura nuk digjet gjithmonë me të njëjtin ritëm “, shpjegon Dr Debra Wattenberg, dermatologe me bazë në New York City. “E mira është që lëkura e vdekur të bjerë vete.”

Ky proces mund të zgjasë dy deri në katër ditë pasi skuqja të jetë reduktuar, por nëse ju do të tentoni të pastroni trupin nga qeliat e vdekura, do e lini lëkurë me shenja dhe procesi i shërimit do të kërkojë shumë më shumë kohë, sikur ju most a prekni fare lëkurën me dorë.

Rrezet e diellit mund të djegin lëkurën e re, t’ju formohen flluska e sërisht të rripeni, dhe sigurisht ju nuk e doni këtë gjë !

Për ta parandaluar djegien e mëtejshme ju duhet të aplikoni një krem hidrokortisone dhe hidratues për të ulur inflamacionin . Ju mund të aplikoni dhe përbërës natyrale si aloe vera apo kos për të përshpejtuar shërimin.

//go/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.