“Mokita”, u prezantua fuqishëm nga Valdrin Sahiti (FOTO)

0
1467

Mbrëmja e së enjtes solli koleksionin me të ri të Valdrin Sahiti të quajtur “Mokita”, ku përpos duartrokitjeve, brohoritjeve edhe vallëzimi ishte pjesë e kësaj sfilate me 130 veshje.

Që në hyrje vërehej glamuri, dritat, e ca tavolina me disa lule të freskëta. Padyshim që në dy anët e pasarelës ishin vendosur karrige të zeza nga tre rende prej tyre, por që, edhe këto ishin të pakta për mysafirët e kreatorit Valdrin Sahiti.

Në këto 130 veshje, 100 ishin fustane me gjashtë ngjyra të ndryshme si e kuqja, vjollcë, ari, e zezë, hirtë dhe kuqe e mbyllët, ku në mes të prezantimit të këtyre fustaneve filloi edhe prezantimi i veshjeve për meshkuj, që tashmë njihet si brendi VS.

This slideshow requires JavaScript.


Krejt për fund, i lumtur më gjithë këtë sukses u shpreh Valdrin Sahiti, duke treguar për gjithë koleksionin në detaje. Ai tregoi për KultPlus se që nga 2 prilli atelieja “Valdrin Sahiti”, do të hapet edhe në Tiranë.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.