Mobilie me dizajne moderne

Mobilie me dizajne moderne

0
28

Gjatë viteve të fundit, tavolinat e rënda, të bëra nga druri, kanë filluar të zëvendësohen me tavolina plastike, me dizajn modern dhe me ngjyra të theksuara.

Këto tavolina janë të përshtatshme dhe të qëndrueshme sidomos për dhoma të vogla të ngrënies, sepse nuk zënë shumë vend.

Përpos që duken bukur, mobiliet e plastikës janë shumë më të lira se ato të drurit, apo të metalit.

Përparësia e plastikës në raport me materialet e tjera qëndron edhe në faktin se asaj është lehtë t’i jepet forma e dëshiruar, gjë që e bën atë të përshtatshme sidomos për prodhimin e karrigeve.

Mjafton që ato t’i pastroni me një leckë të lagët një herë në dhjetë ditë.

Njëra nga përparësitë e mobilieve të plastikës qëndron në faktin se ato shumë lehtë barten nga njëri vend te tjetri, kurse, sipas nevojës, mund t’i zhvendosni edhe në tarracë.

Karriget e plastikës janë ideale edhe për faktin se mund të palosen njëra mbi tjetrën, duke mos zënë vend të madh, për t’i përdorur më pas në rast se kemi mysafirë të shumtë, apo për ndonjë rast të ngjashëm. /Telegrafi/

Komento

sofra.alsofra.info
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar