Mjekët japin alarmin «Po shtohen rastet e vdekjes foshnjore, prindër parandalojini duke bërë këto veprime»

0
54

Një ndër frikërat më të mëdha për të gjithë ata prindër të rinj, që sapo kanë marrë në krahët e tyre një të porsalindur është SIDS (Sindroma e Vdekjes së Parakohshme Foshnjore).

Vdekjet e papritura të foshnjave janë të njohura ndër vite.

Për këto lloj vdekjesh edhe sot e kësaj dite është e vështirë që të jepet një përgjigje e saktë. Megjithatë, ka disa këshilla që mund të merren parasysh dhe veprime që duhen shmangur për të bërë gjithçka të mundshme që një gjë e tillë të mos ndodhë.
1- Vendoseni gjithmonë të flejë me shpinë.
Fëmija duhet të flejë gjithmonë me barkun lart, të paktën derisa ai të jetë në gjendje të rrotullohet pa ndihmën e dikujt ( rreth moshës 1-vjeçare ). Mos i vendosni batanije apo mbështetëse të tjera për ta mbajtur në pozicionin e duhur, pasi ato natën mund të spostohen dhe te bllokojnë rrugët e frymëmarrjes së fëmijës.
2- Veshja duhet të përbëhet prej vetëm një tute të hollë.
Gjatë gjumit fëmija nuk duhet të vishet me shumë rroba. Mjafton një trupore ose tutë e hollë. Ju duhet të përdorni batanije të përshtatshme për masën e fëmijës, të cilat nuk duhet të jenë të rënda. Idealja do të ishte përdorimi i batanijeve “thes”, të cilat nuk do të rrezikojnë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
3- Dysheku nuk duhet të jetë shumë i butë.
Sigurohuni që dysheku të jetë i fortë dhe i përshtatshëm për krevatin apo djepin ku fle fëmija. Një shtrat shumë i butë mund të ndikojë në bllokimin e frymëmarrjes së fëmijës.
4- Këmbët e fëmijës duhet të prekin fundin e krevatit.
Në këtë mënyrë ju do të jeni më të sigurt që fëmija nuk do të futet poshtë çarçafëve. Batanija duhet të jetë e hollë dhe nuk duhet të vendoset më lart se sqetullat.
5- Ambienti ku fle fëmija nuk duhet të jetë shumë i nxehtë.
Temperatura e dhomës duhet të jetë gjithmonë rreth 20 gradë.


6- Në djepin apo krevatin e fëmijës duhet të jetë vetëm ai.
Në krevatin e fëmijës nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç fëmijës. Mos vendosni atje arushë dhe lodra të tjera, jorganë, jastëkë etj. Vendosja e lodrave brenda krevatit mund të jetë diçka e bukur për t’u parë por e rrezikshme për fëmijën.
7- Ndani me të dhomën por jo krevatin.
E mbani fëmijën për të fjetur në dhomën tuaj, por jo në krevatin tuaj. Vendoseni djepin apo krevatin e fëmijës pranë tuajit në mënyrë që ta kontrolloni më me lehtësi. Ndërsa i jepni gji ju mund ta merrni në krevatin tuaj, por më pas duhet ta vendosni sërish tek i veti.
8- Ushqyerja me gji.
Sipas një studimi fëmijët të cilët janë ushqyer me gji, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore, janë më pak të rrezikuar nga SIDS.

//living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.