Mjekët: A duhet të merrni ilaçe për osteoporozën dhe sa gjatë?

0
124

Shumica e studimeve që lexojmë në lidhje me thyerjen e kockave nuk është gjë e mirë. Ato janë shkaku kryesor i paaftësisë, i shtimit të rasteve të pranimeve në shtëpitë e të moshuarve dhe vdekjeve te gratë e moshuara.

Por duket se ka një trend shpresëdhënës: thyerjet e kockave në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie që nga viti 1996. Edhe pse të ushqyerit e shëndetshëm, rritja e aktivitetit fizik dhe edukimi për parandalimin e sëmundjes ka luajtur rolin e vet, këto përmirësime janë ndikuar edhe nga trajtimi me ‘bisphosphonates’ – një klasë e barnave të miratuara më 1995 për rritjen e densitetit të kockave. Miliona gra në postmenopauzë marrin bisfosfonat, si aledronate oral (Fosamax) ose (IV) acid zoledronik (Reclast) për rritjen e densitetit të kockave.treatment_1Por për shkak se përdorimi në afatgjatë i këtyre barnave ka qenë i lidhur me një rritje të rrezikut të vdekjeve, ekspertët kanë debatuar për afatet se sa gratë duhet të marrin këtë ilaç, për të minimizuar rreziqet apo komplikacionet e rralla, por të rënda.

Një grup pune i Shoqërisë Amerikane për Kockat ka lëshuar udhëzime për kohëzgjatjen optimale të terapisë me bisfosfonates për osteoporozën. Udhëzimet, botuar në numrin e janarit 2016 rekomandojnë rivlerësimin e rrezikut të një gruaje pesë vjet pas marrjes së tabletave ose tre vjet pas terapisë (IV).The-Effects-of-Osteoporosis-RM-722x406Ata këshillojnë që gratë tek të cilat vërehet ende rrezik i lartë, të vazhdojnë të marrin bisfosfonates nga goja deri në 10 vjet, ose terapi (IV) deri në gjashtë vjet. Megjithatë, rreziku duhet të rivlerësohet çdo dy deri në tre vjet gjatë zgjatjes së terapisë.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.