Mjaltë dhe piper për dhimbje fyti, si t’i përdorni siç duhet

0
98

Piperi dhe mjalti janë përbërës të përdorur gjerësisht për shumë trajtime natyrale duke dhënë efekte të jashtëzakonshme kuruese. Në këtë artikull mund të gjeni recetën ideale s që ndihmon në problemet e dhimbjes së fytit.

Ajo që ju duhet është të përzieni një lugë me mjaltë organik dhe pak piper të grirë, të zi. Përdoreni sa herë të keni dhimbje fyti, duke e konsumuar tre herë në ditë. Lëreni përzierjen të rrëshkasë nëpër fytin tuaj, duke ndier veprimin lehtësues.

black-pepper-and-honeyEdhe pse mund të duket e pabesueshme, kjo përzierje mund të lehtësojë me të vërtetë dhimbjen e fytit, për shkak të vetive shëruese të përbërësve të saj.

Gjithashtu për të lehtësuar dhimbjen e fytit, ju mund të përdorni edhe kripë, piper dhe lëng limoni. Hidhni një lugë gjelle kripë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe ½ lugë çaji piper në një gotë uji dhe përdoreni përzierjen për të bërë gargarë.

Kjo përzierje do t’ju ndihmojë që të ndaloni edhe kollën, që zakonisht ngacmon sa herë që dhemb edhe fyti, për shkak të temperaturave të ulëta.//tch/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here