Mish pule në salcë bashamel

0
1

Një gjellë shumë e shëndetshme për iftar.

 


Përbërësit:

700 gr mish i bardhe pule
400 gr kërpudha
100 gr gjalpë
2 luge miell
5 decilitra qumësht
1 decilitër ajkë
1 lugë lëvore limoni
½ tubë majdanoz
1 te verdha te vezes
0,5 decilitra vaj
Arrë muskati
mëlmesa të përziera indiane (garam masala)
Biber i zi

Hapat: 

1. Mishi i bardhë i pulës pritet në katrorë, kërpudhat priten në rriska, ndërsa majdanozi grihet shumë imët, kaçkavalli grihet trash nerende.
2. Mishit të pulës i shtohen mëlmesa sipas shijës dhe kaurdiset në vaj të nxehtë, derisa të skuqet.
3. Pastaj mishi hiqet nga vaji dhe lihet në vend të ngrohtë, kërpudhat kaurdisen në yndyrën ku është kaurdisur mishi, e pastaj hiqen nga yndyra dhe lihen në vend të ngrohtë.
4. Në një enë të thellë shkrihet gjalpi, pastaj shtohet mielli dhe kaurdiset një minutë, pas kësaj derdhet qumështi dhe zihet duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.
5. Nga fundi i zierjës shtohet arrë muskati, lëvorja e grirë limoni dhe mëlmesa sipas shijës, zihen edhe 2 minuta.
6. Salca e përgatitur ftohet, shtohen i verdhi i vezës, ajka, majdanozi dhe përzihen mirë.
7. Mish i pulës dhe kërpudhat bashkohen me salcë dhe pastaj derdhen në enën rezistuese ndaj zjarrit, hedhet kaçkavalli i grirë dhe futet në furrë për t’u pjekur.
8. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here