Mirëmbajtja e flokëve të lyer

0
303

Të gjithë do të dëshironim flokë të bukur dhe të shëndetshëm, por, që flokët të jenë në një gjendje të tillë (pavarësisht nëse kemi trashëguar flokë të tillë ose jo), një rol të veçantë luan edhe mënyra se si kujdesemi për ta.

Flokët e lyer

Flokët e lyer janë grupi i flokëve që kërkon më shumë kujdes. Mbas lyerjes, flokët nuk janë asnjëherë në gjendjen e mëparshme, pavarësisht nga kujdesi që tregon tekniku i bojës (parukieri/ja): flokët ashpërsohen dhe në rastet kur nuk lyhen nga një profesionist, mund të pësojnë dëme të mëdha e të pandreq¬shme. Pra, është mirë që flokët të lyhen tek profesionisti, parukieri, por, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do t’ju japim disa këshilla se çfarë mund të bëni që t’i afroheni lyerjes profesionale.

Lyerja e flokëve në kushtet e shtë­pisë

Në radhë të parë, në zgjedhjen e bojës nuk duhet të na joshë çmimi i lirë. Duhet të jemi të kujdesshëm që boja të jetë e një firme e cila është e miratuar nga tregu profesionist.
Bojërat mund të jenë bimore, mi¬nerale ose të ndërthurura. Bojërat bimore nuk i mbulojnë thinjat, por i lënë flokët në një gjendje “të mirë” pas lyerjes. Gjithashtu ka edhe disa bojëra natyrale, si kënaja, me të cilat nuk është e lehtë të punohet, p.sh. nëse dëshiron hapjen e ngjyrave të flokëve, kjo gjë është e pamundur dhe duhet pritur derisa kënaja të jetë larguar plotësisht nga flokët.
Bojërat e ndërthurura minerale nuk përdoren nga profesionistët. Flokët ku janë përdorur bojëra minerale janë pa ndriçim, të ashpër dhe qimja këputet lehtë. Duhet të kemi kujdes që boja e zgjedhur të mos ketë edhe kripëra minerale, edhe përbërje bimo¬re, sepse i ashpërson flokët. Flokët nuk kanë shumë ndriçim dhe qimja këputet më lehtë. Nëse nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë këto përbërje, atëherë është më mirë të zgjedhim një bojë e cila është e këshi¬lluar nga profesionistët/parukierët.

SHPËRNDAJE
ParaEfektet e shëndetshme të vajit të ullirit
PasAll black në Verë!
infosite
Mësoni dhjetëra receta të ndryshme për ëmbëlsira, gjella dhe paragjella të shijshme të zgjedhura me kujdes. Përmes Sofrës, ju do mësoni recetat e gatimit më shpejt, kjo falë ilustrimit me video që ka secili specialitet. Përveç recetave në web faqe tonë ju do merrni edhe shumë këshilla të arta për kuzhinën si dhe këshilla për bukuri , modë e shëndetësi.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.