Mini pica me spinaq

0
34

Ja si ta përgadisum nje mini picë me spinaq.

 

PËR BRUMË:

600 gr miell
1 tharm buke
2,5 decilitra qumësht
0,5 decilitra vaj
300 gr spinaq
1 vezë
kripë

PËR MBUSHJE:

150 gr pure domatesh
250 gr kaçkavall
200 gr kërpudha
Rigon

Hapat:

  1. Për brum, në enë të përshtatshme bashkohen qumështi i vakët, tharmi i freskët, 1 lugë e vogël miell, 1 lugë e vogël sheqer, të gjitha përzihen mirë dhe lihen për të ardhur.
  2. Spinaqi pastrohet dhe zihet pak në ujë me kripë, e pastaj kullohet nga lëngu i tepërt, grihet dhe lihet të ftohet.
  3. Në një enë tjetër gjysma e miellit, shtohen tharmi i ardhur, veza, vaji dhe kripë sipas shijës. Pastaj gradualisht shtohet mielli i mbetur dhe ngjishet tërë kohën me dorë, derisa brumi të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë. Brumi i ngjeshur lihet për të ardhur.
  4. Mbushja, kaçkavalli grihet trash nerende, kërpudhat priten në rriska, ndërsa përshuta pritet në katrorka.
  5. Finalizimi, brumi i ardhur spërkatet me miell dhe me petë në trashësi 1 centimetër, me kallëp për krofne nxirren rrathë nga brumi e pastaj me duar të lyera me vaj, t’hollohet pjesa e mesme e çdo rrethi.
  6. Pjesa e mesme e secilit lyhet me pure domatesh, hedhet aty nga pak përshutë, kaçkavall dhe kërpudha, përmbi u hedhet rigon sipas shijës.
  7. Tava lyhet me vaj, renditen në të picat dhe piqen derisa të skuqen në furrën e nxehtë në temperaturë 250 gradë celsius.
  8. Ju bëftë mirë!
//kuzhinashqiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.