Mini bërxolla

0
2

 Mini bërxolla me xhenxhefil dhe speca

 

Përbërësit:

1 spec i kuq
5 gr xhenxhefil
1 hudhër
80 gr qepë
400 gr mish i bluar
1 vezë
1 lugë majdanoz
kripë
Biber i zi
4 lugë vaj

Hapat: 

  1. Speci i kuq djegës lahet, pastrohet dhe pritet imët, xhenxhefili dhe hudhra qërohen dhe priten.
  2. Qepa e re pastrohet, lahet dhe grihet imët, të gjitha këto përzihen me mish të bluar, me vezë, me majdanoz, me kripë dhe me biber të zi, nga kjo masë pastaj formohen 24 mini-bërxolla.
  3. Mini- bërxollat fërgohen në vaj, mbi mini- bërxolla vendosen rriska domatesh, rriska kungulleshke të pjekur në hell dhe borzilok.
  4. Mbi to ngulen rrëmojëse.
  5. Ju bëftë mirë!
//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here