Mësoni cilat ushqime e shpejtojnë metabolizmin

0
502

Nëse keni problem me ngadalësimin e metabolizmit atëherë konsumoni mishin e pulës apo të gjelit të detit të cilët ndikojnë pozitivisht në përshpejtimin e metabolizmit. Veç kësaj, proteinat e gjendura tek këto produkte ndihmojnë në mbrojtjen e strukturës muskulore.

Nëse mendoni se mosdobësimi juaj lidhet me ngadalësinë e metabolizmit, atëherë ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ta përshpejtoni atë. Ja lista e përpiluar nga shkencëtarët që do t’ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit:

Speci djegës: Studimet kanë treguar se përbërësit kimikë të gjendur te speci djegës, të njohur me emrin “jalapeno”, ndihmojnë në përshpejtimin e ritmit të zemrës dhe metabolizmit. Tri orë pas konsumimit të ushqimeve me erëza apo djegës, metabolizmi punon 25% më shpejt se më parë.

Peshku: Krahas acidit yndyror Omega-3, peshku përmban edhe hormonin lehtin, përshpejtues të metabolizmit.

Çaji i gjelbër: Bashkë me përbërësin ECGC që përmban, çaji i gjelbër mundëson një funksionim më të shpejtë të trurit dhe sistemit nervor. Në këtë mënyrë përshpejton edhe metabolizmin.

Qumështi dhe produktet e tij: Qumështi pa yndyrë dhe produktet e qumështit përshpejtojnë metabolizmin. Studimet kanë treguar se personat të cilët konsumojnë 3-4 porcione me produkte qumështi në ditë, mund të dobësohen më shpejt.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here