Mënyra më e sigurtë për të ruajtur veshjet nga mola, ja si ta eleminoni këtë insekt nga dollapi juaj

0
310

Mola nuk pickon, nuk zukat, madje nuk keni as dijeninë se ndodhen në shtëpi, deri kur shihni që pulovra juaj e preferuar e leshit është bërë me vrima. Për t’u fajësuar është ky insekt, që nëse nuk eleminohet në kohë do t’ju “hajë “ të gjitha veshjet. 

Mola lëshon vezë ndaj nëse shihni një bluzë të “ngrënë” nga mola duhet të lani të gjitha veshjet e tjera me ujë të nxehtë për të vrarë larvat.
Hiqni dorë nga metoda e preferuar e gjysheve ! Shumë ekspertë i konsiderojnë kimikatet si naftalina apo paradichlorobenzene të rrezikshme për shëndetin. Ajo që duhet të bëni është t’i ruani veshjet e sezonit që do të lini pas në qese me vakum në mënyrë që të mos dëmtohen nga mola.
Pastroni rregullisht dollapin dhe një herë në 6 muaj duhet t’i hiqni të gjitha veshjet nga raftet për t’i ajrosur.

//living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here