Meghan Markle thotë se ushtrimet e fytyrës bëjnë që ajo të duket shumë e re

0
1

Fytyra jonë  është gjëja e parë që dikush e sheh. Prandaj kujdesi që duhet të bëjmë për të duhet të jetë vërtetë i madh. Në veçanti femrat janë dhënë pas trajtimeve të bukurisë për të ruajtur vitalitetin e lëkurës së tyre dhe dukjen rinore.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka folur për mënyrën se si ajo e mban lëkurën e saj të re dhe të hidratuar.

Meghan është 36 vjeçare. Po, ajo ka 36 vjet, por nuk duket aq. Ajo ka folur gjerësisht për pasionin e saj për shëndetin, përshtatshmërinë dhe bukurinë, nga dieta e saj gjysmë vegane deri tek detajet që e bëjnë atë të dukët kaq natyrale.

Kur vjen puna te fytyra e saj, Meghan është bekuar nga gjenetika, por ajo bën kujdes të vazhdueshëm për lëkurën e saj.

“Bëj ushtrime të fytyrës tek një nga estetikët e mi të preferuar, Nichola Joss.

Kjo masazh përfshin tendosjen dhe relaksimin e muskujve dhe ruajtjes së formave të fytyrës.

Ndryshe kjo masazh përshkruhet edhe si “ndërhyrje e natyrshme e fytyrës” për të ndihmuar në ruajtjen dhe zbukurimin e fytyrës.

Kur një muskul përmban tension ai ushqen toksina, të cilat e bëjnë fytyrën të duket  e lodhur dhe të plakët më shpejtë.

Kjo masazh është ideale për të ndryshuar këtë dhe po ashtu stimulon sistemin limfatik, kështu që ne i zbrazim toksinat. Sistemi limfatik punon për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të pastër. Kështu që është me të vërtetë e rëndësishme për të stimuluar muskujt e fytyrës për të zgjatur dukjen tuaj rinore.

Meghan thotë se ky është sekreti që e bën atë të duket shumë e re!
//unik/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here