Më e vlefshme nga sa mund të mendohet

0
181

Sasia e lartë e kolestorolit që veza përmban i ka detyruar shumë prej nesh të tregojmë kujdes në konsumin e saj. Studimet e fundit tregojnë se kolesteroli i ushqimeve nuk ndikon pothuajse fare drejtpërsëdrejti në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Janë yndyrat e ngopura shkaktar i rritjes së kolesterolit. Specialistët nutricionistë i japin më shumë rëndësi diversitetit të ushqimeve të konsumuara sesa kujdesit ndaj një përbërësi të veçantë. “Ne këshillojmë kujdes për sasinë dhe larminë e asortimenteve me shumë fruta e perime në menynë ditore” citon professor Helmut Gohlke, përfaqësues i shoqatës Gjermane për sëmundjet e zemrës.egggggg

Nga të dhënat e fundit, bazuar në tetë studime të mëdha nuk është vërtetuar një lidhje e drejtpërdrejtë e ndikimit të konsumit të vezës në rritje të kolesterolit apo të goditjeve të zemrës. Kjo vlen për konsumin e një veze në ditë. Ndërkohë që diabetikët duhet të këshillohen me mjekun për gjendjen e tyre shëndetësore./Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here