Mbroni kafshët shtëpiake nga zagushia

0
22

Këshillat si të mbrojmë edhe kafshët shtëpiake që ashtu si ne vuajnë të nxehtin e këtyre ditëve.

Mes rregullave që duhen ndjekur për të mbrojtur edhe miqtë tanë, ndër më të rëndësishmet janë:

– Mos lini asnjëherë një kafshë të mbyllur në makinë. Në këtë vapë, kafsha mund të vdesë brenda pak kohe, mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta.

– Sigurohuni që ka kafsha mund të gjejë gjithnjë një vend në hije dhe të ketë ujë të freskët me bollëk

– Mos detyroni qentë të mundohen së tepërmi. Këto ditë të nxehta është mirë që të nxirren shëtitje në mëngjes dhe në darkë vonë kur freskon disi.

– Mos mbani akuariumin nën rrezet e diellit. Ndërroni ujin rregullisht dhe hiqni algat që formohen.

– Mos lini kanarinat në ballkon nën rrezet e diellit.

– Kontrolloni rregullisht miqtë tuaj mos kanë parazitë të jashtëm apo vezë mizash.

– Mundohuni t’u aplikoni paraprakisht anti-parazitar të përshtatshëm sipas species dhe madhësisë.

– Qethni gëzofin e kafshëve. Kjo do t’i ndihmojë kafshët të rregullojnë temperaturën e trupit.

– Mbaj tasin e tyre të ujit plot me ujë. Kafshët kanë nevojë për ujë që të rregullojnë temperaturën e trupit. Mbani i ujin në tas të freskët dhe tasin e pastër. Bakteret dhe algat mund të rriten lehtë nga vapa dhe të ndotin ujin.

– Mbroni putrat nga nxehtësia e sipërfaqes duke përdorur zorrë uji në zona të caktuara. Në kohë të nxehta mund të digjen shumë lehtë këmbët dhe kjo është shumë e dhimbshme për kafshët tuaja.//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.