Mbron dëgjimin konsumi i peshkut

0
153

Të ushqehemi me peshk në organizimin tonë marrim vlera të shëndetshme. Duke ju referuar një studimi të realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë zbulohet se përmes rritjes së konsumit të peshkut mund ta zvogëloni rrezikun nga dëmtimi i dëgjimit.

Vetëm tri porcione të peshkut yndyror në javë mund të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në parandalimin e humbjes së dëgjimit dhe problemeve shëndetësore me veshët.

“Edhe pse dobësimi gradual i dëgjimit është pjesë e pashmangshme e plakjes, ekzistojnë mënyra që kjo të zgjatet sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa hulumtimet tona tregojnë se ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë përmes së cilës mund ta bëni këtë,” deklaroi udhëheqësja e studimit, dr. Sharon Curhan.

Në studim, morën pjesë 65.000 gra. Shkencëtarët e kishin përcjellë shëndetin e tyre gjatë një periudhe 18-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 11.600 gra filluan të kenë probleme me dëgjimin.

Rezultatet e studimit treguan se gratë që kishin ngrënë peshk yndyror 2 deri 3 herë në javë kishin një rrezik 20% më të ulët të zhvillimit të problemeve të dëgjimit.

Konsumi i çfarëdo lloji të peshkut yndyror është i lidhur me shëndetin më të mirë të  gjithë organizmit, dhe ky hulumtim ka treguar se është i lidhur edhe me shëndetin më të mirë të veshëve.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here