Karrota ndihmon rigjenerimin e lëkurës pasi ndikon në stimulimin e qelizave.

Maska me karrota është shume e lehtë për tu përgatitur dhe përbërësit e saj mund ti ketë çdo shtëpi: Karrota dhe mjalt.

Mjalti është një produkt shumë i mirë ushqyes, i pasur më lëndë ushqyese dhe mbi të gjitha krejtësisht natyrshëm.

Përgatitja e maskës:

Në fillim qëroni karotat dhe i lani me ujë të rrjedhshëm.
Pas kësaj, i prisni në copa dhe kalojini në mikser derisa të keni një pure pothuajse të lëngshme. Përbërës tjetër i rëndësishëm në këtë proces është mjalti, ku për maskën me dy karrota nevojiten dy lugë mjaltë.
Kështu, hidhni mjaltin që ju duhet te pureja e karrotave dhe me një lugë druri përziejeni derisa të keni një masë homogjene.

Në rast se përzierja është tepër e trashë, mund të vazhdoni me shtimin e mjaltit për ta bërë atë të lëngshme.

Shënim: Masa që do të përftoni duhet të arrijë një likuiditet të lehtë, ideale për t’u përhapur në fytyrë, por jo të rrëshkasë.

Kur maska të jetë gati, përhapeni në të gjithë fytyrën tuaj, por jo në afërsi të syve, dhe e lini të veprojë për një orë. Lejojani vetës këtë pushim të shkurtër dhe relaksohuni me këtë shpikje kundër rrudhave.

Më pas pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe e fshini me një peshqir të butë.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.