Manicotti me spinaq dhe djathë

0
1

Ku ka më mirë sesa makaronat “Manicotti” të përgatitura nga duart tuaja dhe mbi të gjitha të mbushura me djathë e spinaq? Si, nuk i keni provuar? 

Me anë të recetës së mëposhtme ju do të njiheni me një shije speciale, të cilën vështirë të rezistoni pa e provua të paktën një herë në javë!

Përbërësit:

  • 500 gramë spinaq të grirë
  • 2 vezë
  • 5 gota ujë me djathë moxarela të grirë
  • ½ filxhan caji me djathë parmixhano
  • ½ lugë çaji me kripë
  • ½ lugë kafe me piper të freskët
  • 15 lugë gjelle me gjizë pa kripë
  • 500 gramë makarona “Manicotti” ( makarona tub)
  • 4 gota ujë me salcë domatesh
  • 30 gramë krem djathi

Përgatitja:

  • Një enë qelqi shtoni spinaqin e larë mirë dhe të prerë imët, djathin Moxarela, gjizën, kremin e djathit, parmixhanon, vezët, kripën, piperin dhe trazojini mirë.
  • Merrni një enë qelqi dhe shtrojeni me salcën e freskët të domateve. Sipër do të vendosim makaronat tub, secila e mbushur me masën që përgatitëm më parë.
  • I shtrojmë përsëri salcën e domateve edhe nje shtresë tjetër makaronash të mbushura. Në fund i hedhim djathë moxarela.
  • E fusim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 45 minuta. Shijojeni!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here