Lyejeni formën e kekut me pastën “magjike” që të mos ngjisë

0
1

Format e kekëve janë mjeti më i rëndësishëm për ta bërë atë sa më estetik. Por detaji më domethënës për të arritur kekun perfekt është që forma të mos ngjisë. Në të kundërt do të keni një kek me formë të çrregullt.

Duke qenë se kanë shumë pjesë të thella, këto forma bëhen shumë të vështira për të mos ngjitur dhe pikërisht aty ku forma e kekut duhet të jetë perfekte, aty edhe nuk ia dalim asnjëherë.

Janë dy mënyra se si mund të përhapni yndyrën te forma e kekut, që të mos ju ngjisë.

Metoda klasike: Lyerja me miell dhe yndyrë

Sekreti për të pasur një kek perfekt është jo vetëm përdorimi i një forme që nuk ngjit, apo vajosjes së mirë, (edhe pse të dyja këto hapa ndihmojnë). Ajo që ju duhet është të krijoni një shtresë jongjitësë mes formës dhe brumit të kekut, që ai të dalë sa më i bukur.

Prandaj yndyra, (qoftë ajo gjalpë apo vaj) dhe mielli të bëjë një bashkim dinamik. Yndyra dhe miell gjatë pjekjes mund të bëhen një barrierë mbrojtëse rreth kekut, për të garantuar që keku të mos ngjitet dhe të dalë kollaj nga forma.

Sheqeri mund të përdoret gjithashtu në vend të miellit për të krijuar këtë shtresë mbrojtëse. Ajo do të japë si rezult një kore të freskët prej sheqeri mbi kekun e përfunduar.

Metoda e dytë: Pasta “magjike”

Bëni një lloj paste të shpejtë me pak miell, margarinë dhe një lugë vaj vegjetal dhe përdoreni para se të vendosni kekun në formë.

Kjo pastë është një mjet i mrekullueshëm që do t’ju ndihmojë të piqni më shumë ëmbëlsira. Ju mund ta ruani pastën në një dollap, deri në një muaj.

Mjet i mirë për punë

Ju mund të provoni për lyerje një letër kuzhine, duart, por edhe një furçë për kuzhinë. Fijet e furçës do të futen deri te pjesët më delikate të formës suaj të kekut.

Recetat e pastave për lyerjen e formave të kekut

Përbërësit:
Për metodën klasike:

  • Gjalpë pa kripë, i shkrirë dhe i ftohur
  • Miell ose sheqer pluhur

Për metodën me pastë:

  • 1/4 filxhan margarinë
  • 1/4 filxhan miell
  • 2 lugë vaj vegjetal

Udhëzime
Për metodën klasike:

  • Përdorni një furçë për të hapur gjalpin e shkrirë në pjesën e brendshme të formës së kekut.
  • Shtoni miell. Spërkateni atë në mënyrë të barabartë në pjesën e poshtme të formës.
  • Mbulojeni me qese plastike të kuzhinës. Shkundeni dhe tundeni formën deri sa mielli të përhapet.
  • Boshatiseni miellin e tepërt, pasi të hiqni qesen plastike.

Për metodën e dytë: 

  • Bëni pastën: Në një tas të vogël, kombinoni margarinën për gatim, miellin dhe vajin. Ju mund të përdorni një pirun të vogël për t’i përzier.
  • Aplikojeni pastën me një furçë në të gjithë formën e kekut. Ruajeni pastën e papërdorur në një enë të mbullut hermetikisht në dollap deri në 1 muaj.
/shije/
SHPËRNDAJE
ParaMish pule në salcë bashamel
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here