Lulet e kopshtit që mund t’i mbani edhe brenda në shtëpi

0
110

Është mëkat t’i humbni të gjitha lulet e kopshtit çdo dimër. Sidomos kur e keni parasysh se shumica e tyre mund të jetojnë edhe në ambientet e mbyllura të shtëpisë.

Disa lule në fakt janë të përsosura për t’i mbajtur brenda shtëpisë, pavarësisht se ka më pak dritë brenda sesa jashtë.

Gjithashtu ka edhe disa gjëra tjera që duhet t’i keni parasysh kur vendosni ta rritni një lule brenda, si temperatura dhe lagështia.

Është e rëndësishme që lulet të filloni t’i përshtatni gradualisht me klimën, ndërsa nevojitet që edhe t’u kushtoni vëmendje të veçantë.

‘Begonias’

Lulet ‘Begonias’ janë tejet të njohura, e në veçanti ‘Rex begonias’ me ngjyrën e tyre unike. Kjo lule mund të jetë e vështirë për t’u rritur brenda shtëpisë sepse preferon lagështi të madhe, por rritja në tabaka me guralecë ndihmon.1455663635900

Lulja ‘Pelargonium’

Kopshtarët kanë qenë duke e ruajtur këtë lule brenda për vite të tëra. Nëse keni një dritare me drejtim kah jugu, atëherë ju do të keni lulëzime të përsëritshme nga kjo lule të gjithë dimrin.

Ujitni kur janë të thara, ndërsa ushqeni çdo muaj!

Lulja ‘Coleus’

Kjo lule është gjithandej ditëve të sotme. Dhuroni kësaj lule dritë indirekte dhe keni parasysh se kjo lule preferon nxehtësi, por i toleron edhe netët e freskëta kur temperaturat ulen deri në rreth 12 gradë celsius. //rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here