Lulelepuri, një ilaç natyror për kollën dhe bronket

0
15

Droga e lulelepurit (Pulmonariae Herba) përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e lulelepurit, e cila është një bimëbarishtore shumëvjeçare, e rrallë deri e zakonshme në pjeje e shkurre të zonës alpine e subalpine.

Bima e ka kërcellin 20-30 cm të lartë, gjethet me qime, vezake, me bisht të gjatë e me njolla të bardha, lulet ngjyrë rozë, që bëhen blu.

Droga përmban kryesisht acid sicilik, saponine, substance mucilagjinoze, tanine etj. Ajo ka veti kundërpezmatuese, qetëson kollën dhe rrit aftësinë koaguluese të gjakut, ndihmon nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi.

Në sajë të këtyre vetive, bari i lulelepurit përdoret si ekspektorant kundër kollës, në rastet e pezmatimit të bronkeve, në sëmundje të mushkërive dhe në menstruacione të vështira. Në sajë të kripërave të kaliumit, lulelepuri përdoret edhe si diuretik në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës urinare.

Bima ka veti edhe në përtëritjen e indeve të humbura, prandaj përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme.Si ta përgatisim: Një deri në dy lugë supe me drogë të grimcuar hidhen në një enë ku shtohet gjysmë litre ujë që zien. Ena lihet 15 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe e pimë.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here