Luftoni yndyrat me 7 ushqime

0
722

Vuani nga yndyrat në ushqimet e juaja? A jeni mundur ndonjëherë të gjeni ushqimet që luftojnë yndyrat në ushqime? Ushqimet që do t’ua prezantojmë më poshtë, e bëjnë të mundur edhe ngopjen tuaj gjatë procesit të ngrënies si dhe të ‘shkatërrimin’ e yndyrave, po ashtu do të hani ushqime më pak kalori.

largea_46xx50451392421025

Një ve nuk është vetëm central elektrik ushqyes, por po ashtu është e mbushur edhe me proteina që kënaqin, transmeton Koha.net. Hani ve për mëngjes; ato do ta mbajnë nën fre apetitin tuaj sa që do të konsumoni 330 kalori më pak se zakonisht gjatë pjesës tjetër të ditës. Këshillë bonus: për ve të fërguara në mënyrë të shëndetshme, tiganin me sipërfaqe e cila nuk shkakton ngjitjen e ushqimeve spërkateni me pak vaj ose sprej gatimi. Do të fitoni vezë kërcëlluese pa shumë yndyrë.

download

Çokollata e zezë
170 kalori për 30 gramë

Edhe një arsye tjetër që t’ia lejoni vetes këtë: hani çokollatë të zezë dhe do të hani më pak në vaktin tuaj të ardhshëm, sipas hulumtimit të Universitetit të Kopenhagës. Pse? Komponimet në çokollatë e ngadalësojnë tretjen dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngopur. Një copë e vogël çokollate (le të jetë me madhësi sa një kartëvizitë) po ashtu mund të frenojë dëshirën tuaj për ushqime të njelmëta, të ëmbla dhe të yndyrshme.

Fruta

 

 

Fëstëkët
95 kalori për 15 gramë (rreth 84 fëstëkë)

Kaloni në fëstëkë! Acidet yndyrore të shëndetshme për zemrën në fëstëkë rrisin hormonet e ngopjes që ju bëjnë të ndiheni të ngopur, sipas hulumtuesve koreanë. Po këto acide yndyrore po ashtu parandalojnë edhe formimin e yndyrave në bel.

Kashkaval_Kashkavan_Cheese

Djathi
76 kalori për 30 gramë

Përdorni djathë të freskët dhie ose feta për një dozë të acidit linoleik të konjuguar (CLA) – ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe të digjni më shumë yndyra. Djathërat nga kafshët që ushqehen me bar kanë më shumë CLA, prandaj blini ato që janë të etiketuar me “të ushqyera me bar”.

13ac5c8639394aae6d29034558c1942e

Qumështi i skremuar
86 kalori për 1 filxhan

Shumica nga ne mendojmë për qumështin si një gjë vetëm e fëmijëve, por ai ka dobi të mëdha edhe për të rriturit. Proteinat e qumështit (hirra dhe kazeina) mund t’ju bëjnë të ndiheni më të kënaqur se sa me pije të sheqerosura. CLA në qumësht lufton yndyrat, po ashtu.

auto_dred91439108800

Portokajtë
59 kalori për copë

Portokalli është një nga ushqimet më të mira nga shporta me fruta duke ju falënderuar gjithë atyre fibrave, transmeton Koha.net. Portokajtë ishin fryti më i lartë i renditur në “indeksin e ngopjes,” një listë prej 38 ushqimeve të përpiluar nga hulumtuesit australianë. Dhe fibrat luftojnë yndyrat: njerëzit që hanë më shumë fibra, kanë më pak yndyra në trup.

20140718165525620577

Patatet
161 kalori për copë

Patatet me plot karbohidratet shpesh marrin vlerësim të keq, por meritojnë të jenë në listën e dietave. Ngopin tri herë më shumë se një fetë e bukës së bardhë, patatet kryesojnë të gjithë ushqimet në indeksin e ngopjes. Plus, niseshteja rezistuese në patate po ashtu i ndihmon trupit të djeg yndyrat.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here