Luftoni tumoret me spinaq dhe sallatë jeshile

0
633

Tashmë ka shumë studime rreth pemëve dhe perimeve të cilat kanë aftësi shëruese dhe mund të jenë shumë fitimprurëse për shëndetin e njeriut të cilat parandalojnë sëmundje të ndryshme.

Një studim i bërë që përfshiu 31 mijë gra italiane konfirmoi aftësinë e madhe parandaluese kundër kancerit tek femrat nga spinaqi, sallata jeshile, panxhari dhe perime të tjera me gjethe.

Studimi përfshiu 31 mijë gra të shëndetshme, të moshës 36-64 vjeç, të ndara në 5 qendra italiane dhe të monitoruara për më tepër se 10 vjet. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi ushqimin, stilin e jetës dhe përmasat e tyre trupore ( pesha, gjatësia, gjerësia e belit).
Pas përpunimit të të dhënave dhe monitorimit, u arrit në rezultatin se mbrojtësi kryesor ndaj kancerit të gjirit janë mbi të gjitha perimet me gjethe, qofshin këto të gjalla apo të gatuara. /gazetaexpress/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here