Look-u dhe veshja e 8 Marsit? Ja këshillat e blogereve të njohura

0
46

8 Marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Femrës. Në të gjithë botën kjo ditë kujtohet në forma të ndryshme, duke nisur me demostrata paqësore për të kërkuar më shumë të drejta për femrën.

Por nuk mungojnë as festat simbolilike të organizuara në kuadër të kësaj dite. Dhe këtu do të donim të ndaleshim më shumë.
Do të dilni sot dhe ende nuk keni të qartë se çfarë do të zgjidhni për të veshur? Nuk keni menduar as për look-un tuaj?
Mos u shqetësoni, ne kemi disa sugjerime për ju. Faqja e njohur në të gjithë botën për këshillat sesi të visheni apo të krijoni kombinime sa më të bukura, shkruan: “Mbi të gjitha sot veshja juaj dhe çdo detaj i look-ut që do të zgjidhni, duhet të reflektojë feminilitet, njëkohësisht brishtësi dhe forcë, por mbi të gjitha klas, pa dal asnjëherë nga vetja dhe karakteri i çdo femre.Diana+Rogo+Woman's+Day

Ngjyra që këshillojnë më së shumti blogeret e faqes “Ëhat to ëear”, është ajo e kuqe në të gjitha tonalitetet e saj.
E kuqja është një zgjidhje ideale për këtë ditë, por nëse nuk bën pjesë tek të preferuarat tuaja, atëhërë mos u ndjeni aspak të kushtëzuara. Pothuajse të gjitha sugjerimet lidhur me ngjyrën variojnë tek ato pranverore.

Madje blogu i njohur “women day fashion and style”, këshillon që sot të evitojmë sa më shumë të jetë e mundur ngjyrën e zezë dhe tonalitetet e saj dhe të zgjedhim ngjyrat plot jetë dhe gjallëri.
Mos u kushtëzoni të blini diçka të re posacërisht për këtë ditë, por zgjidhni më të mirën që ju keni në garderobën tuaj. Përveçse fustaneve që janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, një jumpsuit do të ishte po ashtu një zgjedhje perfekte.

Blogerët këshillojnë edhe fustanet ose veshjet me printime, të cilat do të ju bënin të dukeshit edhe më moderne dhe me stil. Por në varësi të karakterit dhe stilit tuaj, variojnë zgjedhjet.
Mbani mend që make-up dhe flokët tuaja duket t’i përshtaten më së miri edhe veshjes që keni zgjedhur. Shmangni kategorikisht modelet e ndërlikuara të flokëve, të cilët nuk ju përfaqësojnë më së miri sot. Po ashtu, edhe make-up juaj duhet të jetë sa i freskët dhe pranveror.

Mos harroni, sa më i ndezur buzëkuqi, aq më mirë do të dukeni. Pavarësisht sugjerimeve, në fund zgjedhja ju takon juve. Shpresojmë të zgjidhni veshjen që ju përfaqëson dhe nxjerr në pah anën tuaj më të mirë.
Mbi të gjitha, mos harroni të shkëlqeni sot dhe të sfidoni veten nesër në gjëra edhe më të mëdha. Gëzuar Festën! //shije/

Komento