Lloji i prindërve që shkakton depresion tek fëmijët

0
486

Prindërit kujdesen dhe i duan shumë fëmijët, mirëpo nganjëherë pa dashje kujdesi i tyre ndaj fëmijëve shkakton stres, dhe jo rrallëherë edhe depresion.

Të gjithë nënat dhe baballarët e duan më të mirën për fëmijët të tyre, por kur ata kërkojnë shumë nga ta pa vërejtur ndoshta i lëndojnë shumë. Duke i motivuar ata të mësojnë, të dalin më të mirët në shkollë, u krijon një ndjejnë sfide jo vetëm me shokët e klasës por edhe me veten.

Sigurisht që të arish sukses në jetë duhet mund, punë e sfida të mëdha, por jo gjithmonë duhet përçuar tek fëmijët tuaj këto dukuri. Duke i thënë vajzës apo djalit tuaj, puno më shumë se shoku yt, apo motra jote ti je duke e armiqësuar me ta, dhe çka është më e keqja kur puna e madhe që dhunshëm i shtyni ta bëjnë nuk kurorëzohet me fitore, sipas ekspertëve është njësoj si ta hipësh në maj të malit dhe të rrëzohet poshtë. Happy-FamilyPsiqika e fëmijëve dëmtohet shumë duke i gjykuar vazhdimisht ata, e duke i krahasuar me fëmijët e fqinjëve, dhe shokët e klasës. Ju duhet ta ndaloni këtë! Më mirë tregoni atyre se sfidat e vërteta nuk janë ato duke i krahasuar me të tjerët, por duke i bindur butësisht e me fjalë të ëmbla se suksesi është i garantuar nëse e bind veten për ta ndjekur atë rrugë. /Gazetametro/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here