Lëni fëmijet të hanë duke u argëtuar

0
1

Shumica e nënave proekupohen gjatë gjithë ditës se si t’ua bëjnë fëmijëve të tyre më atraktive ushqyerjen dhe vaktet.

Sa bukur do të ishte sikur fëmijët të ushqehën duke u argëtuar dhe të provonin të gjitha shijet e ushqimeve.

Kjo është një gjë e bukur edhe për nënat, të cilat nuk do të kenë nevojë të përgatisin gjithmonë ushqime të veçanta për fëmijet e tyre edhe kur të rriten.

Kur shihni në shtëpinë tuaj rrëmujë nga ushqimi që kanë shpërndarë fëmijet tuaj, provoni të veproni qetë dhe pa stres. Për fëmijet kjo është pjesë shumë e rëndësishme, sepse kështu ata eksplorojnë me ushqimin dhe zhvillojnë shqisat e tyre të shijimit.

Sigurisht hapësira duhet të pastrohet nga ju, por me kohë edhe i vogli i juaj nuk do ta përseris këtë veprim. E gjithë kjo i përket vetëm hapave të parë.

Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, lëni fëmijet e juaj të provojnë ushqime të ndryshme, në veçanti frutat dhe perimet. Ato që janë më të forta normalisht që duhët të zihen ndërsa për frutat dhe perimet më të buta, thjeshtë preni në copa të vogla dhe ndihmoni të vegjëlit tuaj ti shijojnë ato.

Gjithmonë na kanë thënë që fëmijet duhet të hanë ushqim të butë. Epo, kështu nuk mendojnë në Indi. Atje fëmijet ushqehen që në gjashtë-mujorin e parë me thjerrëza të tharra, ndërsa në Japoni fëmijet po nga kjo moshe usheqehën me peshk dhe bollgur të thatë.

Këtë imazh nga kjo fotografi do ta keni edhe ju në shtëpi, në rast se bëni presion për të ushqyer të voglin tuaj. Sigurisht ne e duam më të mirën për ta, por nëse  bebushit tuaj nuk i pëlqen brokoli atëherë shmangeni këtë përberje nga ushqimi që përgatisni për të.

/Unik Portal/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here