Lëngu i mollës bënë mrekulli në kujtesën tonë

0
232

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ktheheni sërish në shtëpi, në veturë, në punë dhe vende tjera, sepse keni harruar çelësat?! Të gjithë ne në dinamizmin e jetës tonë, të mbushur me punë dhe obligime të shumta, shpesh herë dhe harrojmë. Mirëpo, ka disa produkte, pemë dhe perime, që na ndihmojnë të kemi kujtesë më të kthjellur, pa marrë parasysh obligimeve tona të përditshme. Në lidhje me këtë lëngu i mollës është pija ideale.

Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike. Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg.

Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.
Pra proverbi për mollën vlen edhe për lëngun e mollës: të dyja mbajnë mjekun larg. E ka treguar një studim që është drejtuar nga disa studiues të universitetit të Massachusetts.
Molla është e pasur me një miks unik antioksiduesish qelizore, që ndihmon qelizat të rrinë më të shëndetshme dhe përmirëson trafikun e neuro-transmetuesve.

Ky përfundim ka dalë nga studimi që ka bërë ekipi i drejtuar nga Thomas Shea. Shea ka treguar, mbi modelet e kafshëve, që një ushqim i pasur me mollë vonon problemet neuro-degjeneruese që vihen re me kalimin e moshës. Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera. /zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.