Lakra e rëndësishme për shëndetin tonë

0
594

Lakra është perime që përdoret shumë në vendin tonë. Të gjitha llojet e lakrës kanë një vlerë të ulët kalorike, janë të pasura me vitamina C dhe materiet mbrojtëse, të cilat ndikojnë në uljen e estrogjenit që ndikon në shfaqjen e tumoreve në gji. Lakra gjithashtu veç që forcon imunitetin ajo mbron edhe sytë tanë.

Sistemi imunitar: Vitamina C që është në lakër, ndihmon që trupi ynë të luftojë kundër kancerit dhe redukton disa nga simptomat e sëmundjes Alzheimer. Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili ndihmon në rritjen e sistemit imun të trupit, duke luftuar me infeksione mikrobike.

Kapsllëku: Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi ynë të jetë më i fortë. Lakra ndihmon që trupi ynë të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët tona. Kjo lë të kuptohet se personi që përdor lakër mund të mos ketë kurrë probleme me kapsllëk, sëmundje kjo që sjell probleme të tjera si: dhimbje koke, kancer gastrointestinal dhe çrregullime të lëkurës, shkruan hazeta “Zeri”.

Kolesteroli: Lakra është e mirë për të ulur nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Ne nuk kemi nevojë të përdorim ilaçe të ndryshme, të cilat kanë efekte negative te trupi ynë.

Shëndeti i syve: Lakra është shumë e pasur me beta-karotene, që i mban sytë e mprehtë dhe në formë shumë të mirë. Lakra përdoret në pije të ndryshme që ndihmojnë me glaukomë dhe çrregullime nervore. /zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here