Ky është çaji që pastron gurëzat e dhëmbëve, mbron qelizat e trurit dhe përshpejton rënien në peshë

0
1

Nëse deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për përfitimet shëndetësore të çajit jeshil apo të zi, ka ardhur koha të njihni dhe ato të çajit të bardhë, i cili është po aq i dobishëm për organizmin. 

Ashtu si çajrat e lartëpërmendur dhe çaji i bardhë është i pasur në antioksidantë, dhe vjen nga bima Camellia sinensis, e njëjta bimë që përdoret për të bërë çajin jeshil dhe atë të zi. Ai i nënshtrohet përpunimit minimal për të ardhur tek ju si një opsion i një çaji pal të ëmbël, por i pasur me polifenole, dhe komponime të tjera kuruese.
Përfitimet e çajit të bardhë
1. Antioksidantët
Hulumtimet kanë treguar se krahasuar me çajin e gjelbër, çaji i bardhë përmban një nivel të ngjashëm antioksidantësh dhe polifenolësh, të cilat parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalët e lirë
2. Shëndeti oral
Polifenolet dhe taninet e gjendura në çajin e bardhë ndihmojnë në pastrimin e pllakëzave e gurëzave duke parandaluar rritjen e baktereve në gojë falë fluoridit që përmban.
3. Shpejton djegien e dhjamit
Ashtu si çaji jeshil, çaji i bardhë përmban komponime të cilat në mënyrë natyrale nxisin funksionimin e metabolizmit. 

4. Shëndeti Riprodhues
Hulumtimet kanë treguar se çaji i bardhë mund të ndihmojë në shëndetin riprodhues veçanërisht tek meshkuj. Sipas një studimi të vitit 2016, ekstrakti i çajit të bardhë ishte në gjendje të përmirësonte cilësinë e spermës
5. Mbron Shëndetin e Trurit
Çaji i bardhë përmban catechins që mbrojnë trurin nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ dhe toksiciteti. Antioksidantët e  çajit të bardhë gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit njohës dhe të zvogëlojnë rriskun e sklerozes.

//living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here