Kur është koha e duhur për testin e shtatzënisë?

0
437

Menstruacionet ju vonohen, mirëpo e dini që keni pasur marrëdhënie pa mbrojtje. Kur testi i shtatzënisë mund të detektojë që jeni shtatzënë?

 

Testi i blerë për shtatzëni është i sigurt, por vetëm në raste të caktuara. Nëse nguteni të shkoni në barnatore mund të krijoni pasqyrë të gabuar.

Sperma mund të jetojë edhe deri në pesë ditë në trupin e femrës, ashtu që ekziston shansi potencial që të ngelni shtatzënë në periudhën prej disa ditësh para dhe disa ditë pas ovulacionit.

Në shumicën e rasteve testi detekton shtatzëninë shtatë ditë nga dita kur duhet të keni ciklin pas seksit të pambrojtur.

Në atë periudhë kohore ai është 99 për qind tregues i sigurt, transmeton Telegrafi.

Mund ta përdorni edhe më herët se shtatë deri në dhjetë ditë pas seksit të pambrojtur, mirëpo atëherë nuk do të keni rezultat plotësisht të sigurt.

Në të vërtetë, kështu është për shkak që trupi në këtë afat të shkurtër kohor nuk mund të krijojë HCG-në.

Testi në shtatzëni nuk do t’ju japin rezultat relevant dy javë pas ngjizjes apo nëse ju vonohen menstruacionet vetëm një ditë.

Substanca e cila matet në test të shtatzënisë është hormoni HCG, i cili krijohet në ditët e para të shtatzënisë.

HCG-ja fillon të rritet shumë intensivisht rreth javës së gjashtë, për të arritur kulmin diku midis javës së 9-të dhe të 13-të të shtatzënisë.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.