Kungullesha të mbushura me këpurdha

0
24

Kungullesha të mbushura me këpurdha

 

Përbërësit

  • 800 gr kungullesha
  • 50 gr kërpudha
  • 1 kokë hudhër
  • 100 gr oriz
  • 1 kg domate
  • 5-6 gjethe borzilok
  • 100 gr parmezan
  • kripë
  • Biber i zi

Hapat
1
Së pari kungulleshat ndahen në trashësi rreth 4-5 cm, pastaj ia largojmë mesin.

2
Në anën tjetër kërpudhat e grimcuara i skuqim në vaj vegjetal bashkë me hudhrën.

3
Pasi të jenë skuqur mirë ia shtojmë orizin gjysmë të zier, borzilokun, kripën, biberin e zi dhe i mbushim kungulleshat.

4
Në anën tjetër domatet qërohen dhe ndahen në pjesë të vogla, ia shtojmë kripëndhe biberin, vendosen në fund të tepsisë, pastaj kungulleshat e mbushura i vendosim përmbi.

5
E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius, fillimishtë të mbluara me folie alumini për 30 minuta.

6
Pasi të largohet folia, edhe 10 minuta të tjerë e pjekim.

7
Ju bëftë mirë!

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here