Kujdes, ky gabim gjatë dushit të verës po vë në rrezik shëndetin e fëmijëve tuaj

0
1

Pjesa më e madhe e fëmijëve pëlqejnë të bëjnë dush të rrethuar nga rosakët e tyre apo lodrat e tjera prej gome. Ato mund të shërbejnë për argëtim, ose për të kapërcyer frikën e ujit, por a ju kishte shkuar mendja se mund të jenë të dëmshme?

Në fakt, një studim nga Instituti i Federal Zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë zbulon se këto lodra mund të përbëjnë habitat ideal për bakteret dhe mikrobet.

 Hulumtimi zgjati 11 javë dhe u krye duke përdorur lodra të reja dhe të përdorura. Autorët kryen disa eksperimente: ata kanë vendosur në ujë të ndotur dhe të pastër, në ujë që përmban sapun dhe shampo. Më pas, ata i prenë lodrat dhe i analizuan në laborator. Qëllimi ishte të shihej nëse ekspozimi ndaj ujit gjatë banjës mund të krijonte ndotje të rrezikshme.

Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë lodrat që zakonisht përdoren gjatë banjës, siç janë rosat prej gome mund të kontaminohen. Në sipërfaqet e brendshme, ekspertët vërejtën mes 5 dhe 75 milion qeliza për centimetër katror. Në 80% të lodrave që janë zbuluar baktere dhe organizma që gjenden në infeksionet spitalore. Megjithatë mund të shohim dhe anën e mirë sepse ato forcojnë sistemin imunitar të fëmijës. Për të shmangur rreziqet, mund të jetë i dobishëm zëvendësimi i lodrave të vjetra me ato të reja.

//femra/
SHPËRNDAJE
ParaKallamar në skarë
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here