Krem bizelesh me djathë mocarela

0
18

Bizelet mund të përdoren gjatë gjithë vitit sepse qëndrojnë shumë mirë edhe në ngrirje. Nuk kemi përgatitur gjellën e zakonshme, por një krem që është bërë shumë më i shijshëm nga prania e djathit të butë dhe shijes së fortë të bacon-it.

KOHA E PËRGATITJES – 30 minuta

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA:

  • 250 g bizele të ngrira
  •  2-3 feta “Bacon”
  •  6 “Mozzarella” të vogla
  •  1 tufë mente e freskët ose nenexhik
  •  afërsisht 2-3 gota lëng perimesh
  • 1 thelb hudhër
  •  1 lugë gjalpë
  •  2 lugë vaj ulliri
  •  kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA:

1.. Bizelet e ngrira i hedhim për 10 minuta në tenxhere me ujë të valuar e kripë. I kullojmë dhe i hedhim direkt në një tas me ujë e akull që të ruajnë ngjyrën e bukur jeshile.
2.. Pas 10 minutash, i kullojmë dhe I hedhim në një tenxhere ku kemi hedhur gjalpin dhe hudhrën të skuqen bashkë me 4-5 gjethe mente. Shtojmë 2 gota me lëng dhe i lëmë në zjarr për 5 minuta.
3.. Grijmë të gjithë masën në blender, duke shtuar lëng sipas nevojës për të patur kremozitetin që duam. E rregullojmë për kripë e piper.
4.. “Bacon”-in, të prerë në copa të vogla, e vëmë të thekërrohet në një tigan pa vaj. I heqim dhe u pastrojmë yndyrën e tepërt me letër kuzhine. Shërbejmë kremin me bizele në gota ose tasa të vegjël, duke i vënë sipër një “Mozzarrella”, gjethe mente, “Bacon”, pak piper e disa pika vaj ulliri.

//kosovarja/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.