Kollpite me kërpudha

0
1

Një pite e veçantë dhe shumë e shushme.

 

Përbërësit:

500 gr petë për pite
2 copë preshë
400 gr kërpudha
1,5 decilitra vaj
4 vezë
2 decilitra ajkë
1 Pluhur pjekje
3 decilitra qumësht
melmesa
Biber i zi
Rigon

Hapat: 

  1. Preshi pritet në rrathë ndërsa kërpudhat priten në rriska.
  2. Në pak vaj kaurdiset preshi me qëllim që të zbutet, e pastaj shtohen kërpudhat, mëlmesa të përziera, biberi i zi dhe rigoni, të gjitha kaurdisen derisa të zbuten kërpudha dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.
  3. Secila petë paloset në formë trekëndëshe, spërkatet me vaj, lyhet me mbushje nga preshi e kërpudhat dhe pastaj peta mbështillet.
  4. Petët punohen në formë të rrumbullakët në atë mënyrë që të fitohet pamje e trëndafilit.
  5. Kollpitet e vogla në formë trëndafili renditen njëra pas tjetrës në tavën e lyer me vaj dhe piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
  6. Në enë të veçantë tunden vezët, qumështi, pluhuri për pjekje dhe ajka. Kur kollpitet të jenë gjysmë të pjekura, derdhet mbi to përzierja e përgatitur dhe kthehen sërish në furrë për t’u pjekur përfundimisht.
  7. Ju bëftë mirë!
//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here