Kolli shërohet më së miri me çokollatë

0
129

gjithë kemi dëgjuar se mjalti dhe limoni mund ta shërojë kollën e thatë.

Tani, ekspertët kanë dalë me një sugjerim të ri, që thonë se për t’i shëruar problemet me frymëmarrje dhe kollën, çokollata është edhe më e mirë.

Profesori Alyn Morice, udhëheqës i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin e Hullit, pretendon se një hulumtim i tij e dëshmon këtë.

Ai thotë se, sipas rezultateve të një studimi botëror mbi kollën, është dëshmuar se kakao është më i mirë se sa ilaçet e tjera standarde. 30925Sipas krahasimeve të tij në pacientë të ndryshëm të cilët kishin marrë çokollatë, u gjet se pas ngrënies 2-ditëshe të çokollatës, problemet e tyre me kollën ishin zvogëluar dukshëm.

Ideja se çokollata mund të shërojë kollën mund të tingëllojë pak e çuditshme, por hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak të vetive të shëndetshme të kakaos. /Express/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here