Kolesteroli i lartë sëmundje tinëzare

0
99

Nga kolesteroli i lartë vujanë shumë njerëz pa ditur pasojat që sjellë kjo sëmundje.

“Viteve të fundit kjo sëmundje po merr përmasa të mëdha”, deklaron docenti Juhani Kahri. Sipas tij, të rinjtë nga vendet perëndimore vuajnë nga kolesteroli nga kultura e kequshqimit. Ndikimet mund të jenë me rrezik jete.

Kolesteroli ndikon në ngushtimin e arterieve të gjakut, që shkakton sulm në zemër, apo në tru. Kolesteroli nuk vjen vetëm domosdoshmërisht nga shkaku i stresit, apo i aktiviteteve të tepërta, ngase disa njerëz vuajnë nga kjo sëmundje edhe pse ata kanë aktivitete fizike të rregullta. Me fjalë tjera, kolesteroli shkaktohet edhe nga geni.

Në raste të tilla, kur dikush nga familja ka pësuar sulm në zemër a në tru, atëherë doemos duhet të bëhen analizat përmes gjakut.

Sipas studiuesit Kahri, çdo i dyqindi vuan nga kolesteroli i trashëguar nga familjarët. Megjithatë organizmi ynë ka nevojë për kolesterolin, prandaj prodhohet mjaftueshëm, pa pasur nevojë ushqime të veçanta për të fituar atë.135455-mcBX073VQTPor edhe për shërimin e tij nuk është e domosdoshme përdorimi i medikamenteve. Dihet, ka dy lloj kolesterollësh: kolesteroli i mire HDL dhe ai i keq LDL.

Sipas docentit Kahri, i gjithë përqëndrimi është vënë tek kolesteroli i keq LDL. Nëse LDL ka arritur kuotën në 3.5, atëherë pacienti duhet të ketë kujdes në të ushqyerit, ngase shkakton dëme në arteriet e gjakut. Por duhet pasur kujdes në uljen e kolesterollit në më pak se 1.8, nëse ndodhë kjo, atëherë duhet të intervenohet me medikamente.

Për të hetuar me kohë kolesterollin duhet që të bëhen analiza të gjakut, sidomos në moshën 30-40 vjeçare. /Rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here