Koleksioni ‘Dardania’ rikthen Blerina Kllokoqi Rugovën, me sfilatën më të veçantë në vend

0
82

Për të treguar më shumë detaje në prag të kësaj sfilate, foli vetë kreatorja Kllokoqi Rugova, e cila u shpreh e lumtur që do t’i sjellë diçka të re vendit.

‘Dardania’, është koleksioni i cili e rikthen pas një viti e gjysmë kreatoren e njohur shqiptare Blerina Kllokoqi Rugova, me një sfilatë ndër më të veçantat që kanë ndodhur ndonjëherë në vend. Ky koleksion i cili sjellë një punë të madhe përgjatë një viti e gjysmë, shpaloset më 21 qershor në Parkun Arbëria në kryeqytetin kosovar.

Për të treguar më shumë detaje në prag të kësaj sfilate, foli vetë kreatorja Kllokoqi Rugova, e cila u shpreh e lumtur që do t’i sjellë diçka të re vendit.b4-2

“Pas një viti e gjysmë po kthehem me një sfilatë dhe koleksion të ri, pasi që, kam qenë shumë e angazhuar me ngjarjen e Vatikanit, dasmën e Elia Zaharias e kështu me radhë. Ndërsa tash po vij me një sfilatë me mbi 60 veshje, është një koleksion që kemi punuar kohë të gjatë rreth një viti e gjysmë. Edhe kësaj radhe do të jetë motivi që më karakterizon mua siç janë dantellat. ‘Dardania’, titullohet koleksioni dhe më shumë nuk kisha dashur ta bëjë publike se pse ‘Dardania’, vetëm që do të jetë një koleksion shumë më ndryshe nga koleksionet që kam pasur deri më tash”, tha për KultPlus, Blerina, e cila vazhdoi tutje të tregoj se këto veshje do ti prezantojnë gjithsej 50 modele ku mbi 30 nga to janë nga Maqedonia.

Ky koleksion do të dominohet me ngjyra të hapura ndërsa çka është më e rëndësishmja emri i koleksionit dhe tema nuk kanë të bëjnë fare me veshjet që do të paraqiten.b2-1

Mbrëmjen e 21 qershorit në Parkun Arbëria, me fillim nga ora 21:00, do të shpaloset ‘Dardania’, ku pas kësaj sfilate koktelli i organizuar nga vetë kreatorja do të sjellë muzikë Live të bendit ‘Fisnikët’. I gjithë ky event do të transmetohet LIVE, në Fan Page të kreatores Blerina Kllokoqi Rugova./kultplus/

Komento