Koktejli veror me shalqi që shuan etjen. E përgatisni në shtëpi

0
51

Receta e radhës është koktejli me shalqi dhe copëza akulli, që do të bëhet shpëtimi juaj për pasditet e kaluara në kryeqytet apo larg detit. Shkon shumë ta servirni edhe gjatë mbrëmjeve kur mblidheni me miqtë. Gati të rrëmbeni recetën? 

Përbërësit (për 4-8 persona):

  • 2 shalqi të vegjël të ruajtur në frigorifer
  • 500 ml vodka
  • 2 gota me kube akulli
  • gjethe menteje
  • çadra koktejli
  • pipëza me ngjyrë

Përgatitja:

  • Prisni në gjysmë për së gjeri shalqirin.
  • I hiqni pjesën e tulit, të cilën e ndani më pas në copa dhe e pastroni nga bërthamat.
  • Në një blender shtoni copëzat e akullit dhe shalqirin. I lini të përpunohen për rreth 2 minuta derisa të krijohet një masë e lëngshme.
  • Lëngun e përftuar e hidhni tek lëkura e shalqirit që e keni pastruar tërësisht më parë. Shtoni dhe disa copëza akulli të tjera për ta bërë edhe më të freskët pijen dhe më pas hidhni vodkën.
  • E shërbeni me disa çadra, pipëza me ngjyrë dhe gjethe mentesh përsipër për t’i shtuar aromën dhe shijen. Besojmë se ju ka pëlqyer!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.