Koha për biçikletën!

0
18

Përdorimi i biçikletës, është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë.

Përdorimi i biçikletës u bën mirë të gjithëve dhe ka një mori avantazhesh si për njerëzit ashtu dhe mjedisin ku jetojmë.
Ai ofron mundësinë e ushtrimit të një aktiviteti fizik të moderuar, mbasi aktiviteti fizik i pakët është një faktor për rritjen e prevalencës së obezitetit në vendin tonë.

Përdorimi i biçikletës ështe një aktivitet fizik i moderuar dhe me dobi për shëndetin dhe mjedisin: 

  • Zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe infarkteve, tipit dy të diabetit.
  • Ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.
  • Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve tek mosha e tretë.
  • Përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit si stresin dhe ankthin.
  • Rrit masën muskulare.

Të paktën tridhjetë minuta të përdorurit e biçikletës si aktivitet fizik, me një intensitet të moderuar, në disa ditë të javës, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, kancerit të zorrës, kancerit të gjirit.

Forcimi i muskujve përmes pedalimit mund të zvogëlojnë mundësinë e një rrëzimi pasi forcon muskulaturën, strukturën kockore në tërësi, ndihmon për të qënë më i fortë fizikisht.

Pedalimi mund të ndihmojë në ndërtimin e aftësive për t’u socializuar tek fëmijët, krijon imazh vetjak pozitiv tek gratë dhe vetëvlerësim te fëmijët dhe të rriturit, si dhe përmirëson cilësinë e jetës.

Tashmë është e vërtetuar se aktiviteti fizik pasohet dhe me të tjera sjellje të shendetshme, siç janë të ushqyerit e shëndetshëm dhe mospirja e duhanit, dhe mund të përdoret për të arritur në të tjera ndryshime të sjelljes në lidhje me shëndetin.

Por gjatë pedalimit duhet të bejmë KUJDES
Kjo pjesë e përdoruesve të rrugës është shumë vunerabël, mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve të pranishme në rruget tona. Në krahasim me një person që udhëton me makinë, biçiklisti është nëntë herë më i rrezikuar ndaj aksidenteve të mundshme

Si të gjithë përdoruesit e rrugës edhe biçiklistet duhet të zbatojnë rregullat në qarkullim, pasi vetëm kështu mbrojnë veten dhe të tjerët.
Është shumë e rekomandueshme të mbani një kaskë kur ngisni biçikletën.

//ISHP/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.