Kocka të dobëta? Hani kumbulla të thata

0
66

Një studim amerikan thotë se duhen ngrënë 5-6 kumbulla të thata në ditë, sidomos nga femrat që janë në periudhën pas menopauzës. Kumbullat e thata i bëjnë mirë kockave.

Këto femra mund të vuajnë nga dobësimi i kockave si pasojë e estrogjenit të ulët.

Studimi i publikuar në revistën “Osteoporosis International” thotë se personat që konsumojnë çdo ditë kumbulla të thata kanë kocka më të forta. Kjo mendohet se ndodh për shkak se kumbullat kanë kimikate që bllokojnë procesin e dobësimit të kockës me kalimin e viteve.

Gjithashtu, kumbullat e thata përmbajnë shumë fibra, që ju ndihmojnë për të shmangur hemorroidet që vijnë nga kapsllëku. Kapsllëku kronik është një problem i zakonshëm tek të moshuarit, pasi mund të shkaktohet nga ilaçet që merren rregullisht. Mund të jetë problem i dhimbshëm edhe për të vegjëlit.

Kumbullat e thata luajnë rolin e laksativit falë përmbajtjes së lartë të sorbitolit

Këto kumbulla përmbajnë edhe potas, që ndihmon në disa funksione të organizmit. Ky mineral ndihmon tretjen, ritmin e zemrës, impulset nervore dhe kontraktimin e muskujve. Duke qenë se trupi nuk prodhon dot potas, konsumimi i kumbullave ju ndihmon të plotësoni mangësitë.

/shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here