Këto shenja paralajmërojnë se zemra juaj nuk po punon siç duhet

0
1

Sipas qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve rreth 610,000 njerëz në vit vdesin nga problemet e zemrës vetëm në SHBA. Megjithatë, ka shenja paralajmëruese që na informojnë për problemet e zemrës për të cilat duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Lexoni më poshtë 7 sinjale paralajmëruese të zemrës, që duhet t’i kushtoni vëmendje:

1. Dhimbje në krah që përhapet 
Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa grave u ndodh të përjetojnë të njëjtat dhimbje në të dyja krahët.

2. Kollitje që nuk pushon
Kollitja mund të vijë për arsye të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që përmban gjak është e zakonshme në rastet ku pacienti ka probleme me zemrën.

3. Këmbë të fryrë dhe të ënjtur
Kur zemra juaj nuk pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet përreth me vështirësi dhe këmbët fillojnë enjten. Kjo simptomë është shumë e zakonshme tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Kushtojini vëmendje të veçantë!

4. Mungesë e oreksit dhe ndjenjë e të përzierit
Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës shfaqin mungesë oreksi dhe kanë të përziera. Këto simptomë zakonisht pasohet nga dhimbje barku dhe nëse i përjetoni edhe ju, duhet të vizitoni mjekun sa më parë.

5. Ankth
Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga çrregullime të ndryshme, përfshirë çrregullimin e panikut dhe ankthin fobik. Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, tensionin e lartë të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.

6. Humbja e vetëdijes
Humbja e vetëdijes është shumë e zakonshme tek pacientët me probleme të zemrës. Kjo ndodh kur zemra nuk e pompon gjakun mirë. Nëse ndjeni gulçim telefononi menjëherë mjekun dhe bëni kontrollet e duhura!

7. Lëkurë e zbehtë 
Nuk është një nga simptomat më të zakonshme, por nëse ndodh, kjo është për shkak se gjaku qarkullon me vështirësi. Shoku është arsyeja kryesore për këtë simptomë dhe fytyra shfaqet më e zbehtë se zakonisht. Megjithatë, mund të jeni duke vuajtur dhe nga ndonjë çështje tjetër si p:sh anemia, kështuqë mos u panikosni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here