Këto janë ushqimet që stimulojnë prodhimin e qumështit pas lindjes

0
294

Qumështi i gjirit prodhohet si pasojë e një thithje të mirë të fëmijës, por në këtë proces mund të japin ndihmën e tyre edhe disa ushqime specifike.

Gjatë ditës gjiri prodhon sasi të jo të njëjta qumështi gjë e cila ndikohet nga thithja e fëmijës, nga mosha e tij, frekuenca e pirjes së fëmijës, etj dhe për këtë arsye ndjekja e një diete të mirë është shumë e rëndësishme.

Mielli i tërshërës
Ky drith favorizon prodhimin e oksitocinës, hormon që ndikon në prodhimin e qumështit. Ai do të ndihmojë edhe në lehtësimin e simptomave të depresionit post-partum. Mund të konsumoni edhe biskota të përgatitura me këtë miell.1Bajamet
Ato janë të pasura e fibra, minerale dhe proteina. Yndyrnat e mira e bëjnë qumështin e nënës më të ushqyeshëm dhe më të pasur me yndyrë.

Vaji i kokosit
Duhet të jetë vaj biologjik. Ai përmban acide yndyrore si omega-3 të cilat favorizojnë prodhimin e hormoneve përgjegjëse për prodhimin e qumështit të gjirit. Ai gjithashtu e furnizon nënën me energjitë e nevojshme. Nëna duhet të marrë 1-3 logë vaj kokosi në ditë, të cilat mund t’i përdorë edhe në sallatë.vajikokosiiPortokalli
Vitamina C që përban portokalli është shumë e rëndësishme për prodhimin e qumështit të gjirit. Ata gjithashtu përmbajnë vitaminën A, B, kalçium, kalium dhe fosfor. Gjatë shtatëzanisë duhet të pini 2 gota me lëng portokalli në ditë, bashkë me shumë ujë, supëra dhe lëngje të tjera. Mos e tejkaloni limitin prej 2 gotash pasi mund të krijojnë shqetësim tek fëmija.

Veza
Veza mund të konsumohet në mënyra të ndryshme.

Salmoni
Peshku duhet të konsumohet nga nëna dhe kryesisht salmoni. Mund të konsuoni 2 porcione në javë.alimenti5Karrotat
Mund të konsumohet sic është ose lëngu i saj. Ato përmirësojnë shëndetin e indeve të gjoksit.

Orizi
Kryesisht ai integral, pasi përmban fibra dhe përbërës të rëndësishëm. Ai i jep trupit kaloritë e duhura për të prodhuar një qumësht sa më cilësor. /Living/ 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here