Këto janë arsyet pse shtoni peshë në punë

0
30

Nëse jeni në mesin e atyre që praktikoni çdo ditë ushtrimet, madje edhe të dielave, por ju nuk mund të humbni peshë, arsyeja për këtë mund të jetë puna juaj.

Atmosfera në të cilin hani ushqim po ashtu është shumë e rëndësishme. Nëse është me ndriçim të dobët, do të hani më shumë ushqim  se sa në rastin kur hapësira është mirë e ndriçuar. Kjo vlen njësoj edhe për temperaturën.

Koha e punës mund të ndikojë negativisht në shujta, por kjo ka të bëjë me njerëzit që nisin herët punën, por edhe ata që punojnë deri në orët e vona të mbrëmjes, ose deri në mesnatë.ghfr

Kur nuk keni kohë të mjaftueshme për vetveten, hiqni shumë lehtë nga palestra, pasi që në vend të kësaj zgjidhni gjumin. Kjo ndikon edhe në hormone, për shkak të të cilës jeni shpesh të uritur.

Stresi mund të jetë arsye për shkak të të cilit konsumoni sasi më madhe ushqimi.

Shumica si përgjigje ndaj stresit zgjedhin ushqimin. Por, zgjidhja në këto situata janë ushtrimet dhe gjumi i mjaftueshëm.

Mungesa e ujit është arsyeja kryesore e shtimit të peshës në vendin e punës. Njerëzit shpesh harrojnë të pinë ujë gjatë kohës së punës, pasi që janë tepër të zënë. Mungesa e sasisë së nevojshme të ujit dhe konsumi të pijeve me kafeinë ndikon në rritjen e peshës trupore dhe njëherësh mbeteni pa energji.

Ekspertët këshillojnë që gjithnjë me vete të mbani një shishe me ujë. //rtk/

Komento