Këto janë 5 këshillat për të parandaluar ngrënien e tepërt në mbrëmje

0
79

Ushqimi i shëndetshëm dhe qëndrimi në rrugë të mbarë gjatë gjithë ditës mund të jetë i vështirë, prandaj nuk ju fajësojmë nëse tundimi për të ngrënë diçka në mbrëmje ju mundon.

Sidoqoftë, nëse gjithmonë tentoni të hani në darkë, këto këshilla mund të ju ndihmojnë.

1. Pini një gotë ujë 30 minuta para vaktit

Pirja e një gotë me ujë rreth 30 minuta para ushqimit tuaj mund t’ju ndihmojë të konsumoni më pak kalori gjatë vaktit.

2. Përgatiteni ushqimin tuaj paraprakisht

Përgatisni ushqimin tuaj paraprakisht për të shmangur tundimin e zgjedhjes së një ushqimi më pak të shëndetshëm. Megjithatë, nëse jeni duke ngrënë jashtë, zgjidhni ushqime të mbushura me proteina në mënyrë që të ngopeni me lehtësi dhe të shmangni ushqimet me shumë kalori.

3. Shmangni ngrënien e darkës natën vonë

Ushqimi natën vonë mund të të bëjë që të gëlltisësh më shumë se ç’duhej. Sigurohuni që të përfundoni darkën tuaj të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat. Është e rëndësishme që t’i jepni vetes kohë për të tretur ushqimin tuaj para se të shtriheni.

4. Hani ushqime në pjata të vogla

Përdorni pjata të vogla për të kontrolluar në mënyrë efektive madhësinë tuaj të porcionit. Ekspertët thonë se ngjyra e kuqe ju bën të hani më shumë ushqim. Pra, mos e përdorni pjata me ngjyra.

5. Hani shpesh dhe në sasi të vogël gjatë ditës

Konsumoni porcione të vogla dhe të shpeshta. Kjo do të ndihmojë në kontrollimin e sasisë së ushqimit dhe do të përmirësojë metabolizmin tuaj.

//indeksonline/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.