Këshilla si t’i përmirësoni marrëdhëniet me kolegët

0
52

BELA GANDHItrajnerja e njohur për lidhjet mes njerëzve ka treguar sekretin se si të përmirësoni një lidhje, qoftë ajo dashurie, miqësie ose kolegiale në vetëm 60 sekonda.

Duket se gjithçka është më e lehtë se sa e kemi imagjinuar. Më poshtë janë disa teknika se si të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët tuaj, për vetëm pak sekonda.

Bleni diçka për kolegët tuaj
Kjo mund të jetë diçka e vogël dhe pa shumë shpenzime, si p.sh ndonjë ëmbëlsirë ose biskota. Një “festë” e vogël gjatë pushimit të drekës, ndihmon që marrëdhënia juaj me kolegët tuaj të marrë një kthesë pozitive.

Dërgoni kolegut/koleges një mesazh
Një mesazh i thjeshtë e i papritur si “Falemnderit që më ke ndihmuar”, “Ishe shumë bashkëpunues”, mund të ndihmojë shumë që ju të keni energji pozitive me kolegët tuaj.o-TEAM-BUILDING-facebookShprehni falenderimin ndaj shefit
Shefat shumë rrallë pranojnë falenderime dhe komplimente nga punëtorët e tyre. Por, nëse e bëni një gjë të tillë, në mënyrë të sinqertë, është një gjë e këndshme. /Klankosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.