Këshilla shëndetësore për një vend pune të shëndetshëm

0
1

Studimet kanë treguar se punonjësit që punojnë në një mjedis të shëndetshëm zakonisht gëzojnë mirëqenie, rritje të produktivitetit dhe një perspektivë pozitive ndaj kompanisë.

Krijimi i një mjedisi të përsosur të zyrës dhe kthimi në një mjedis ideal të vendit të punës, zakonisht përfshin shpenzime astronomike. Nga pagimi i qirasë së zyrës në orendi zyre, sigurime, pajisje dhe para të investuara në shëndetësi dhe higjienë, kostoja është kryesisht e lartë.

Por jo gjithmonë është e paarritshme dhe jo gjithmonë më kosto të lartë. Në fakt, janë disa shprehi të cilat nëse i praktikoni vazhdimisht, mund ti siguroni vetes një ambient të pastër dhe komod në vendin tuaj të punës.

Mirëmbani higjienën. Kjo përfshin mbajtjen të pastër të ambientit ku punoni, sidomos tavolinën e punës, gjërat me të cilat keni vazhdimisht kontakt, tualetin, etj.

Mbillni bimë. Një numër i madh i studimeve kanë treguar se mbajtja e bimëve në ambientin ku punoni sjell përfitime edhe fizike dhe psikologjike. Shtuar faktin se ndotja e ajrit viteve të fundit ka shënuar përmasa gati alarmante, freskia që bimët sjellin brenda ambientit ku punoni është shumë i rëndësishëm për shëndetin.

Interier i ndritshëm, orendi të rehatshme. Këto janë ndër parakushtet esenciale që ju siguron qetësi, koncentrik, diskonim dhe përkushtim konstant ne vendin tuaj të punës. Marrë për bazë se ju kaloni më së paku 8 orë në ditë në ambientin ku punoni, ndriçimi dhe rehatia janë bazo e funksionimit të duhur.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here